Më të mirët e këtij viti – cilat janë nominimet për Golden Globe? NULL NULL 09.12.2019 18:31 09.12.2019 18:31 Yjet britanikë janë të përfaqësuar mirë në Golden Globe të këtij viti, me Taron Egerton të Rocketman dhe Phoebe Waller-Bridge të nominuar për çmime. Waller-Bridge mund të rrëmbej çmimin për aktoren më të mirë në rolin kryesor me rolin e saj në Fleabag, ndërsa kolegu i saj irlandez Andrew Scott është gjithashtu i nominuar. Marriage Story, një prodhim i Netflix, është filmi me më së shumti nominime, saktësisht gjashtë sosh. The Irishman, një film tjetër i Netflix dhe Once Upon a Time in Hollywood i Quentin Tarantinos, kanë marrë pesë nominime. The Crown, Chernobyl dhe thrilleri amerikan i krimit i Unbelievable udhëheqin listën e nominimeve për seriale, pasi kanë marrë katër sosh. Marriage Story dhe The Irishman nga Martin Scorsese janë dy nga filmat e nominuar në kategorinë e më të mirëve të zhandrit dramë, krahas filmave të tjerë Joker, The Two Popes dhe World War I epic 1917 e Sam Mendes. Martin Scorsese, Sam Mendes dhe Quentin Tarantino janë të nominuar për çmimin për regjinë më të mirë bashkë me Todd Phillips të Joker dhe Bong Jong Ho të Parasite. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 13 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 18 orë më parë