Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet përgatitjet në Hungari, dy ditë para duelit të radhës kundër përfaqësueses së Izraelit, transmeton Klankosova.tv.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë e “Dardanëve” në fazën e grupeve, ku synimi kryesor i skuadrës mbetet sigurimi i fitores së dytë për të mbajtur gjallë objektivat e këtij cikli kualifikues, transmeton Klankosova.tv.
Për shkak të rrethanave të sigurisë, Izraeli nuk i luan ndeshjet si vendas në shtëpi, andaj takimi do të zhvillohet në terren neutral në territorin hungarez, transmeton Klankosova.tv.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar pamje nga seanca e fundit stërvitore, ku shihet përkushtim maksimal dhe një atmosferë mjaft pozitive brenda grupit të futbollistëve tanë para kësaj sfide delikate.
Përballja mes Izraelit dhe Kosovës është paraparë të zhvillohet këtë të enjte, në qytetin e Debrecenit, duke filluar nga ora 20:45.