Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më shumë se 150 pjesëtarë sigurimi angazhohen në koncertin e Dua Lipës

NULL NULL
04.08.2016 18:39

Republika Communications, të cilët merren më organizimin e koncertit të Dua Lipës në Prishtinë, kanë njoftuar se janë në fazën e përgatitjeve finale dhe se shitja e biletave i ka kaluar pritshmëritë e tyre, transmeton Klan Kosova.

Për këtë koncert, i cili do të mbahet me datë 9 gusht në Parkun e Gërmisë, bëhet e ditur se të gjithë ata që duan të jenë pjesëmarrës dhe janë nën moshën 16 vjeç, obligohen të kenë përcjellje të prindërve ose të një personi në moshë madhore.

Për t’u kujdesur rreth sigurisë së koncertit, organizatorët njoftojnë se kanë angazhuar më shumë se 150 njësi sigurimi të një kompanie sigurimi vetëm brenda perimetrave ku do të mbahet koncerti, dhe gjithashtu  edhe staf civil.

Përveç kësaj , një kontribut shumë të madh në aspektin e sigurisë do të jep edhe Departamenti i Operacioneve i Policisë së Kosovës, të cilët pas takimit të sotëm me organizatorët konfirmuan prezencën e tyre në numër të madh në të gjitha hapësirat e Parkut të Gërmisë.

Në hyrje të koncertit të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë përmes tre kontrolleve të sigurimit, për të vazhduar më tutje në pjesën ku do të mbahet koncerti.

Pjesëmarrësve nuk do t’u lejohet që me vete të kenë pije/ushqim apo çfarëdo objekt i cili do të mund të përbënte rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve, ndërsa me kërkesë të Policisë së Kosovës veturat nuk do të kenë çasje atë ditë në parkun e Gërmisë.

Të gjitha kontrollet paraprake do të bëhen në hyrje të koncertit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.