Më shumë se 12,000 persona janë evakuuar nga zonat e vijës së frontit në Zaporizhzhia NULL NULL 11.05.2023 15:32 11.05.2023 15:32 Forcat ruse kanë evakuuar më shumë se 12,000 njerëz nga zonat e vijës së frontit në rajonin e Zaporizhzhia, tha të enjten një anëtar i këshillit kryesor të administratës ushtarako-civile të instaluar nga Rusia, Vladimir Rogov, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. “Mbi 12,000 banorë të rretheve të vijës së parë u larguan për në zonat e sigurta të rajonit të Zaporizhzhias”, tha Rogov në llogarinë e tij zyrtare në Telegram të enjten. “Më shumë se 4,000 prej tyre u larguan me autobusë dhe më shumë se 8,000 me automjetet e tyre” Rogov u bëri thirrje atyre që janë ende në këto zona që të përfitojnë nga mundësia për t’u evakuuar sipas asaj që ai e quajti “programi i zhvendosjes së përkohshme”, ku banorëve u jepen 10,000 rubla (130 dollarë), strehim dhe ushqim. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Klan Kosova transmeton faljen e Fitër Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” (VIDEO) 21/04/2023