Më shumë se 1,200 persona akuzohen për trazirat në Brazil - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më shumë se 1,200 persona akuzohen për trazirat në Brazil

NULL NULL
11.01.2023 21:14

Më shumë se 1,200 persona janë arrestuar zyrtarisht dhe po akuzohen në lidhje me trazirat në Kongresin e Brazilit.

Autoritetet kanë pesë ditë kohë për t’u marrë me procesin e akuzimit për të dyshuarit që janë arrestuar zyrtarisht. Në total, më shumë se 1,500 njerëz u arrestuan pas trazirave.

Burimet e Policisë Federale të Brazilit thonë se ata që janë akuzuar zyrtarisht po mbahen në akademinë e forcës në Brasilia, ku shumica e të arrestuarve u morën pas trazirave, dhe disa janë vendosur në objekte të tjera.

Autoritetet kanë paralajmëruar se disa nga të arrestuarit që janë liruar mund të arrestohen sërish pasi hetimet ndaj tyre janë duke vazhduar.

Po ashtu, kanë deklaruar se janë të shqetësuar se mund të organizohen më shumë takime dhe protesta nga përkrahësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.