Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më së miri te Reali

NULL NULL
02.04.2015 07:20
Modric: Mendoj se jam më rehat në Real Madrid sesa kur kam qenë në ndonjë klub tjetër.

Luka Modric ka hedhur poshtë spekulimet e fundit që e lidhnin atë me një largim të mundshëm nga Real Madridi.

Mesfushori kroat është kërkuar gjatë afatit kalimtar të verës nga ‘pasanikët’ e Manchester Cityt, mirëpo kishte deklaruar se ndihet mirë në Santiago Bernabeu.

“Unë kam përjetuar emocione të veçanta dhe kam bërë miq në çdo klub ku kam luajtur”, deklaroi Modric për As.

“Mendoj se jam më rehat në Real Madrid sesa kur kam qenë në ndonjë klub tjetër”.

Ylli kroat u transferua te gjiganti madrilen në verën e vitit 2012 nga Tottenham për një shumë rreth 30 milionë funtesh.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.