Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më pak kohë para televizorit, më shumë gjasa që të ndaloni gërhitjen tuaj gjatë gjumit

NULL NULL
23.07.2021 11:00

Mjekët zbuluan se afër 80 përqind e njerëzve që kaluan më shumë se katër orë në ditë para televizorit kishin apnea obstruktive të gjumit (OSA), një shkak i zakonshëm i gërhimës së fortë.

Ulja e sasisë së kohës që kaloni para TV mund të jetë e dobishme për orarin tuaj të gjumit, kanë pohuar ekspertët.

Duke monitoruar shëndetin dhe aktivitetin fizik të 138 mijë njerëzve për 10–18 vjet, studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit zbuluan se nivelet e ulëta të aktivitetit njerëzor çonin në gërhitje gjatë gjumit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv

Në mënyrë që të shuhen simptomat e apnesë së gjumit, studiuesit sugjeruan që njerëzit që kanë punë ulur, si punonjësit e zyrave, duhet të ushtrojnë më shumë.

Ekspertët kanë thënë se nivelet e rritura të OSA mund të çojnë edhe në shtim peshe te disa njerëz.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.