Me nënën e gruan në Mekë – Dardan Gashi ndan eksperiencën nga vendi i shenjtë (VIDEO) NULL NULL 21.06.2025 09:39 21.06.2025 09:39 Aktori Dardan Gashi ka kryer Haxhin në Mekë, bashkë me nënën e gruan e tij. Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Gashi foli për eksperiencën e tij në vendin e shenjtë të islamit, transmeton Klankosova.tv. “Unë, me fol drejt, ende nuk jam i adaptuar me kthimin, me shpirt jam ende atje, me ndikimin që e ka krejt kjo procedurë. Haxhi është njëra prej pesë shtyllave të islamit, zakonisht nuk është lehtë e arritshme. Kur të mbërrin e kupton rëndësinë, e konsideron si një përmbushje”, u shpreh aktori. Ai tutje thotë se pas kësaj eksperience, shpreson që do të ketë fillim të ri për të. Ndër të tjera, Gashi foli edhe për komentet negative e madje ekstremiste që merr. Por për të kuptuar më shumë, ndiqni videot e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive "Urrejtja po zë vend mes vëllezërve", Çka po i ndanë Shqiptarët mes vete? (VIDEO) 6 minuta më parë