Më në fund triumfon Ferrari NULL NULL nga Naim Selmani 17.09.2023 16:58 nga Naim Selmani 17.09.2023 16:58 Piloti Carlos Sainz ka dal triumfues në garën për shpërblimin e madh të Singaporit që u zhvillua të dielën. Ai udhëhoqi me shumë mjeshtëri pjesën më të madhe të garës në shtegun Marina Bay për ti sjell Ferrarit fitoren e parë këtë sezon përcjell klankosova.tv. Sainz luftoi fortë për ta mbajt pozitën e parë duke e mbajt pas vetes britanikun Lando Norris dhe dyshen e Mercedesit, George Russell e Lewis Hamilton. Megjithatë piloti më i pafat ishte pikërisht Russell që derisa po luftonte për pozitën e dytë u përplas në muret mbrojtëse. Si rrjedhojë Hamilton e zuri vendin e tretë në podium. Ndërsa spanjolli Sainz e konvertoi pole position të arritur të shtunën në fitore të dielën duke u bërë ekipi i parë që merr fitore këtë sezon pasi të gjitha garat tjera i ka fituar Red Bull. Lideri dhe kampioni aktual në Formula 1, Max Verstappen garën e përfundoi i 5-ti kurse kolegu i tij Sergio Perez i 8-ti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.