Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Me mendje dhe me zemër, me Hajredin Kuçin”, thotë Enver Hoxhaj pas akuzës ndaj tij

NULL NULL
07.12.2024 10:51
Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuçi
Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuçi

Më 29 nëntor  Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën kundër Hajredin Kuçit.

Kështu njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se në aktakuzë, Kuçi “akuzohet për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.

Lidhur me këtë, mëngjesin e së shtunës ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enever Hoxhaj.

“Me mendje dhe me zemër, me Hajredin Kuçin!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /klankosova.tv

lajme të ngjashme