Me mbështetjen e madhe të tifozerisë, Peja sonte synon ta barazojë serinë gjysmëfinale ndaj Bashkimit NULL NULL 01.05.2025 16:40 01.05.2025 16:40 Bashkimi është veç një hap larg finales së madhe në elitën basketbollistike të Kosovës. Që titullin kampion ta ‘kontestojë’ me Trepçën, prizrenasit duhet sonte të fitojnë në palestrën e zjarrtë “Karagaç” në Pejë, njofton Klankosova.tv. Vendasit nuk kanë më çka të humbin, andaj me mbështetjen e parezervë të tifozërisë së tyre, synojnë që gjysmëfinalen ta dërgojnë në ndeshjen e pestë. Në sezonin e rregullt “Arpagjik’t” rezultuan më të mirë, duke fituar tri herë, me vetëm një triumf të pejanëve, por që në “Playoff” kjo s’ka më vlerë. Peja kishte humbur 4-0 nga Ylli gjatë krejt edicionit, por në çerekfinale i eliminuan suharekasit, duke i mundur 2-1, raporton Klankosova.tv. Kjo super ndeshje transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion, përmes kanalit Sport 1, me fillim në orën 19:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.