Me iniciativë të ish-presidentes Jahjaga, Vasfije Krasniqi flet para Kongresit Amerikan për tmerrin e përjetuar gjatë luftës (VIDEO) NULL NULL 17.04.2019 16:41 17.04.2019 16:41 Vasfije Krasniqi-Goodman, viktima e dhunës seksuale në Kosovë e cila së fundmi themeloi edhe organizatën “Drejtësi për të gjithë”, do të rrëfejë para Kongresit Amerikan për përvojën e saj të hidhur gjatë luftës. Ajo do të flasë para Kongresit me ftesë të kongresistit amerikan, Eliot Engel më 30 prill e që do të mundësohet me iniciativë të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Këtë e kanë konfirmuar edhe burime të Klan Kosovës brenda zyrës së Jahjagës. Poashtu merret vesh se ish-udhëheqësja kosovare do të jetë folëse kryesore në Kongresin Amerikan kur Vasfija do të shpalos përjetimet e saja para ligjvënësve amerikanë. Ajo gjatë promovimit të shoqatës “Drejtësi për të Gjithë” të martën ka thënë se negociatat me Serbinë nuk duhet të zhvillohen derisa kjo e fundit të marrë dënimin për krimet e kryera në Kosovë. Në tetorin e vitit të shkuar, Vasfije Krasniqi-Goodman vendosi që tmerrin e përjetuar gjatë luftës ta ndajë me publikun e që ndodhi që për herë të parë të vie një rrëfim i hapur i njërës prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë