Më i fortë Messi apo Ronaldo? Përgjigjen e jep shkenca NULL NULL 21.08.2019 21:00 21.08.2019 21:00 Pyetja është nga ato që mund të mbeten edhe pa përgjigje: cili është më i fortë Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Janë lojtarë të ndryshëm, të dy vrasës, të jashtëzakonshëm dhe të dy tashmë kanë shkruar me gërma të arta historinë e futbollit. Por shkenca nuk kënaqet thjesht me perceptime apo qëndrime subjektive, ndaj dëshiron t’i japë një herë e mirë përgjigje kësaj pyetjeje. Sipas hulumtuesve të KU Leuven University (Belgjikë) dhe shoqërisë holandeze SciSports, e specializuar në nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave, më i forti është Lionel Messi. Kërkimi ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e sezoneve 2013-2018, duke vlerësuar një parametër të quajtur VAEP (Valicing Actions by Estimating Probabilities), ku merren në konsideratë gjuajtjet, pasimet, driblimet, përplasjet dhe gjithçka tjetër që një futbollist bën në fushën e blertë për të ndikuar në rezultat si me veprimet sulmuese dhe me ato mbrojtëse. Përfundimi i këtij kërkimi është: Messi ka një mesatare 1.21 VAEP për ndeshje, ndërsa Cristiano Ronaldo është ndalur në 0.61. KU Leuven University bën të ditur se vlerësimet për Messin dhe Ronaldon kanë qenë të përafërta në tre sezonet e para, por, pas 2015/16, argjentinasi ka nisur shkëputjen, duke lënë pas rivalin e përjetshëm. Përfundimisht, sipas këtij studimi, kapiteni i Barcelonës ka ndikim më të madh në skuadër sesa “ylli” aktual i Juventusit në tërësi, jo vetëm në zonën e golit./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024