“Më humbi gruaja”, aktori Dardan Gashi tregon historinë interesante (VIDEO) NULL NULL 06.12.2021 12:56 06.12.2021 12:56 Aktori i njohur Dardan Gashi ishte protagonisti i radhës në rubrikën “5 data”. Ai ndau me publikun ngjarje që kanë shënuar jetën e tij e të cilat nuk diheshin më parë. Në një rrjedhë kronologjike në periudha të ndryshme, një prej datave ishte vizita në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë në janar të 2018-ës. Dardani që këtë udhëtim e ka realizuar me mikun e tij, aktorin Naser Rafuna dhe bashkëshorten, ka pasur një moment interesant në ditën e parë. Ai rrëfeu se i ka humbur gruaja në turmën e qindra mijëra pelegrinëve. “Gruaja ime është me mbulesë. Shumë lehtë e identifikoj në Kosovë. Kur jam kthy me i kqyrë dhe i kam pa një milion gra me shami – qysh me e gjetë?. Jemi takuar pastaj tek në hotel. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Njohja e kulturave të tjera ka qenë mbresëlënëse” – u shpreh Gashi. Rrëfimin e tij të plotë për tragjedinë familjare, karrierën, historinë e bukur të njohjes me bashkëshorten dhe jo vetëm mund ta ndiqni në vijim./Prive.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.