Lajmet e fundit

Numër i madh i shqiptarëve janë mbledhur sot në një shesh publik në Mulhouse të Francës, në shenjë proteste kundër aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Qytetarët janë organizuar edhe me makina të cilat i kanë mbuluar me simbole kombëtare, transmeton klankosova.tv.
Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve janë organizuar edhe protesta tjera në vende evropiane nga diaspora shqiptare.