‘Më falni për vrasjen e shumicës së njerëzimit’ – ekspozita që eksploron rreziqet e AI-së (VIDEO) NULL NULL 13.03.2023 08:58 13.03.2023 08:58 A keni menduar ndonjëherë se si do të ishte jeta nëse inteligjenca artificiale do të bëhej shumë e fuqishme? Një ekspozitë e re e titulluar “Muzeu i Misalignment” është hapur për publikun në San Francisko, e cila synon t’i bëjë vizitorët të mendojnë rreth rreziqeve që mund të sjellë inteligjenca artificiale, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova. “Koncepti i muzeut është se ne jemi në një botë post-apokaliptike ku inteligjenca e përgjithshme artificiale tashmë ka shkatërruar pjesën më të madhe të njerëzimit,” tha Audrey Kim, kuratore e shfaqjes. “Por më pas AI e kupton se ishte gabim dhe krijon një lloj memoriali për njeriun, kështu që etiketa e shfaqjes sonë është ‘më falni për vrasjen e shumicës së njerëzimit’.” Diskutimet për sigurinë e inteligjencës artificiale deri më tani kanë mbetur brenda “qarqeve të veçanta intelektuale në Twitter”, shpjegoi Kim, duke shtuar se ato rrallë kanë qenë lehtësisht të arritshme për publikun e gjerë. Ekspozita zë një hapësirë të vogël në një ndërtesë në cep të rrugës në lagjen Mission të San Franciskos. Kati i poshtëm i ekspozitës i kushtohet AI si një distopi makthi, ku një makinë e mundësuar nga GPT-3, modeli i gjuhës pas ChatGPT, kompozon kaligrame të neveritshme kundër njerëzimit, në shkrime kursive. Instalimi është planifikuar të zgjasë deri më 1 maj, por krijuesit shpresojnë ta bëjnë atë një ekspozitë të përhershme. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.