Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më e reja në listën e AAK-së për deputete heq dorë nga kandidimi

NULL NULL
19.01.2021 13:19

19 vjeçarja, Diellza Rexhepi  që është më e reja në moshë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka hequr dorë nga kandidimi.

Ajo në një prononcim për Klan Kosova  ka thënë se arsyet e tërheqjes nga kjo garë janë personale.

Për kandidaturën e saj shkroi sot në Facebook edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.