Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më 4 prill “Shijo pranverën në Junik”

NULL NULL
31.03.2015 13:34
Ngjarja kulturore plotëson programin e Junikut "Gurët flasin" i cili ka për qëllim që ta zhvilloj Junikun si një qytet të gurit, që ofron atraksione të ndryshme dhe promovon trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit

“Shijo pranverën në Junik”, është aktiviteti kulturor që do të mbahet më 4 prill të këtij viti. Organizatorët bëjnë të ditur se aktiviteti do të fillojë me një trajnim të artizanëve se si ata të paraqesin produktet e tyre në mënyrën më të mirë. “Kjo pason me hapjen publike të tregut tradicional të artizanëve në ora 10:00. Artizanët do të vazhdojnë promovimin dhe shitjen e produkteve të tyre por edhe do të praktikojnë zejet për vizitorët.

Kjo ngjarje gjithashtu do të kombinohet me lojërat e mbyllura dhe ato të oborrit për fëmijët, klasët e artit për fëmijë, performanca artistike nga ansambli lokal, rrëfimet e vjetra, ushqimi tradicional dhe çiklizmi në itinerarin kulturor të Junikut dhe shtigjet në zonat rurale. Në të njëjtën kohë në zone zhvillohet edhe punëtoria mbi gurët me studentët e Universitetit të Prishtinës dhe të rinjve lokal, nën udhëheqjen e artizanëve lokal”, është bërë e ditur më pas nga organizatorët.

Ky aktivitet mbështetet nga programi i përbashkët i BE/KiE, ‘Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor (PCDK), dhe implementohet nga Balkan Promotion (në bashkëpunim me Komunën e Junikut, Qendrën Rajonale të Turizmit dhe Këshillin rinor për veprim lokal).

Ngjarja e radhës plotëson programin e Junikut “Gurët flasin” i cili ka për qëllim që ta zhvilloj Junikun si një qytet të gurit, që ofron atraksione të ndryshme dhe promovon trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit./KultPlus.com

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.