Më 4 maj kancelari gjerman pret në takim Kurtin, Vuçiqin dhe Lajçakun NULL NULL 29.04.2022 15:12 29.04.2022 15:12 Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i pres më 4 maj në Berlin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Në Berlin, i ftuar nga kancelari gjerman do të jetë edhe emisari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, sipas një njoftimi nga qeveria gjermane, transmeton Klankosova.tv. “Kancelari Scholz do të pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim. “Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja. Për këtë, kancelari ka ftuar në Berlin, Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmjen e 4 majit do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, thuhet tutje në njoftimin e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 7 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 22 minuta më parë