Më 3 gusht do të dihet se kush do të jetë kryetar i LDK-së NULL NULL 16.07.2019 20:42 16.07.2019 20:42 Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit Isa Mustafa, ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesisë. Gjatë kësaj mbledhje është vendosur që Kuvendi Zgjedhor i LDK-së orientimisht të mbahet me datën 3 gusht. Në ndërkohë, të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit, njofton Lidhja Demokratike e Kosovës përcjellë Klan Kosova. Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë