10:42, 16 Maj 2019

Për të 17-ën herë me radhë në Pejë, më 23 e 24 maj organizohen takimet ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Emra prominent autorësh nga Italia, Zvicra, Franca ,Izraeli e Kroacia do të jenë të pranishëm në këto takime.

Hemuth A Niederle, Sylvestre Clancier, Emmanuel Pierrat, Hava Pinas Cohen, Rafaël Newman , Antonio Della Rocca kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre

Përveç autorëve të huaj, edhe autorë të njohur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të paraqiten me poezi.

Në sesionin tematik në kuadër të takimeve do të mbahet konferenca shkencore “Lidhja e Pejës” , ku do të referojnë studiuesit Elena Kocaqi e Muhamet Mala.

Në sesionin e studimeve letrare promovohet libri i Skënder R.Hoxhёs, Anton Nikё Berisha do të promovojë kompletin e librave “Nëna Terezë në shtatë shpalime”, në zhanrin e prozës promovohet romani i Florin Kelmendit “Vrasje në kornizë”, ndërsa përmbledhje me poezi do të promovojnë: Erenestina Gjergji – Halili , Adem Gashi, Sali Bashota e Nikolin Gurakuqi.

Ndërkaq, Shkolla e Arteve do të hap ekspozitën në Galerinë e Arteve në Pejë.

Juria do të ndajë: çmimin “Azem Shkreli” për kontributin në gjuhën dhe letërsinë shqipe i cili këtë vit i ndahet një ndërkombëtari, çmimin ndërkombëtar “Lirikat e Azemit” “poezia më e mirë” për poezinë më të mirë konkurruese, çmimin “Bulëzat” për krijuesit e rinj, si dhe çmimin “Lirisë” dhe “Besa-Besë”që sivjet jepen për herë të parë./klankosova.tv/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë