17:41, 11 Shkurt 2019

Bëhet fjalë për një turnir humanitar në futboll të vogël që do të organizohet në Zvicër me rastin e përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës.

Turniri  do të mbahet në Gjenevë, derisa ka qenë vetë Lorik Cana që ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi duke informuar ndjekësit e tij për këtë ngjarje.

Kështu yjet e futbollit do të japin kontributin e tyre, ashtu si edhe humanisti Kastrati, i cili është bërë i njohur duke ndihmuar jetimët dhe ka bërë me shtëpi qindra familje.

“Lorik Cana, i cilli do jetë i pranishëm,  këtë e ka konfirmuar nëpërmjet rrjeteve  sociale, poashtu do të ketë dhe disa surpriza tjera dhe është e mundur të jetë i pranishëm edhe humanisti i madh shqiptar, Halil Kastratit, për të cilin ende nuk është konfirmuar nëse do të jetë me ne në Gjenevë”, ka konfrimuar për albinfo.ch njëri nga organizatorët, Luan Hajdari.

Hajdari ka parlajmëruar edhe befasi tjera  ndërsa për futbollistët  si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë,  sipas tij, do të marrin  pjesë por jo fizikisht,shkruan albinfo.ch përcjellë Klan Kosova.

“Duke dhuruar fanellat e tyre të firmosura,  të cillat do të jenë në shitje gjatë turnirit dhe të gjitha fondet e grumbulluar do të ndahen për ndertimin e një shtepie ose blerjen e një banese per një familje skamnore në nevojë,  e zgjedhur nga Halil kastrati.”, thekson më tutje Hajdari duke treguar se shoqata “DPSC”,  merret edhe me aktivitete të ndryshme humanitare gjatë vitit duke grumbulluar veshmbathje të dorës së dytë dhe mjete të ndryshme, të cillat i dergojnë në shoqatën e “Jetimave të Ballkanit” dy herë në vit.

Kjo është hera e dytë që shoqata në fjalë mbledh donacione në Zvicër për të ndërtuar shtëpi për skamnorët në Kosovës. Një organizim të këtillë e kishin realizuar vitin e kaluar.

Konkurs Pune

Lexo më shumë