Më 15 tetor UEFA vendos për racizmin ndaj shqiptarëve NULL NULL 05/10/2015 05/10/2015 UEFA do të vendosë më 15 tetor për koret raciste ndaj shqiptarëve të tifozëve të Lokomotivës së Moskës në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Në ndeshjen e zhvilluar më 1 tetor në kryeqytetin rus nuk munguan thirrjet “Vritini shqiptarët!” dhe “Kosova është Serbi”. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i këtij organizmi pritet të mblidhet më 15 tetor. Loja u ndërpre për disa momente dhe koret raciste janë dëgjuar nga i dërguari i organizimit Europian të futbollit. Sipas rregullores së UEFA-s, Lokomotiva e Moskës rrezikon mbylljen e disa tribunave të stadiumit dhe nëse përsëritet mund të mbyllë dyert për të gjithë në takimin e radhës dhe të gjobitet klubi organizator. Tani radhën e ka Komisoni i Disiplinës së UEFA-s, që të shqyrtojë çështjen, shkruan lapsi.al.
Lajme Tela-Shema: Kemi interesim të serbëve për kthimin e targave ilegale në RKS (VIDEO) 11 minuta më parë