Më 14 gusht mbahet Turniri Ndërkombëtar i Mundjes së Krahut (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më 14 gusht mbahet Turniri Ndërkombëtar i Mundjes së Krahut (VIDEO)

NULL NULL
12/08/2022

Turniri Ndërkombëtar i Mundjes së Krahut do të mbahet më 14 gusht të këtij viti.

E për të folur në lidhje me këtë, të ftuar në “Orën Shtatë” në Klan Kosova kanë qenë Edon Morina nga Federata e Mundjes së Krahut dhe fizoterapeuti Florent Miftari.

Morina është shprehur se përgatitjet janë në prag të përfundimit.

“Përgatitjet janë në fazën finale, nesër përfundojnë të gjitha përgatitjet”, është shprehur ai.

Ndërkaq, fizioterapeuti Miftari tha se në mundjen e krahut lëndimet janë shumë të vogla dhe ndodhin shumë rrallë, përcjell Klankosova.tv.

“Te mundja e krahut lëndimet janë shumë të vogla dhe ndodhin shumë rrallë, më të shpeshtat janë tendosjet muskulare, të cilat mund të ndodhin aty për aty, por ndjenja e dhimbjes mund të shfaqet pas përfundimit të ndeshjes”, është shprehur ai.