10:32, 8 Nëntor 2019

Fundori amerikan, Joshua McFolley, është përforcimi më i ri i klubit të basketbollit Rahoveci.

Ai ishte pjesë e disa skuadrave në Detroit të SHBA-ve, derisa në edicionin e fundit nga 31 ndeshje ka startuar me 27 prej tyre duke shënuar mesatare prej 13.5 pikë për ndeshje, transmeton Klan Kosova.

McFolley do të arrijë sot në Rahovec për t’iu bashkuar skuadrës së Rahovecit që është në top formë në Superligë.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë