McCartney lë kanabisin për nipërit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

McCartney lë kanabisin për nipërit

NULL NULL
30/05/2015
Paul McCartney thotë se prej disa kohësh nuk tymos më kanabis, pasi nuk dëshiron të japë shembull të keq për nipërit e tij.

Ish pjesëtari i rok grupit Beatle-s, 72 vjeç, i cili ka pesë fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, thotë se për nuk e mban mend se kur ka tymosur për herë të fundit dhe se tani preferon një gotë vere apo një Margarita.

“Nuk pi më kanabisi. Nuk dua të jap shembull të keq për fëmijët dhe nipërit. Kur isha një djalë që endesha rrugëve të Londrës, e mbaja larg syve të fëmijëve të mi”, ka thënë ai për Daily Mirror.

Paul ka tymosur kanabis për herë të parë në gusht të 1964, kur atë  ia ofroi Bob Dylan. Në janar të 1980 ai u arrestua në Japoni, pasi policët i gjetën 225 gramë marijuanë në bagazhet e tij. Paul kaloi 10 net në një burg të Japonisë, para se të lirohej dhe të deportohej.