“Mbyllja e kopshteve e nxituar” (VIDEO)

“Mbyllja e kopshteve e nxituar” (VIDEO)

NULL NULL
3 months më parë

Qeveria vendosi për mbylljen e institucioneve parashkollore deri më 26 shtator për shkak të situatës së rënduar me pandeminë.

Kështu Alberta Alihajdari u detyrua të bëjë një zgjidhje të shpejtë pasi nga puna nuk pati mundësi të lirohet në ditën e parë të javës.

E kemi dërguar në Istog te prindërit vajzën, se jemi në punë edhe unë edhe burri e sot nuk kemi mund me u liru nga puna”.

Por nga dita e martë ajo do të bëjë zgjidhje për të bijën, sipas vendimit të qeverisë ku njëri prind lirohet nga obligimi për paraqitje në punë.

Drejtoresha e kopshtit “Gëzimi Ynë”, Indire Zenelaj, thotë se prindërit janë lajmëruar nga kopshti qysh të dielën mbrëma për mbylljen.

E për njohësin e dikasterit të arsimit Rinor Qehaja vendimi për mbylljen e çerdheve është i papranueshëm.

Kundër mbylljes së kopshteve të hënën protestoi edhe subjekti opozitar, Partia Socialdemokrate.

Kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura deri më 26 shtator, ndërkaq Klan Kosova e pati të pamundur të marrë nga qeveria detaje se si është planifikuar lirimi nga puna i prindërve për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve.