12:47, 28 Maj 2020

Prodhuesi japonez i veturave Nissan ka vendosur të enjten të mbyll fabrikën në rajonin veri-lindor të Katalonjës.

Ky vendim ka lënë të papunë rreth 3000 punëtorë  të cilët protestuan jashtë ndërtesës duke djegur goma .

Ndërkaq sindikatat e punëtorëve kanë paralajmëruar se edhe  20,000 vende të tjera pune rrezikohen nëse kompania  japoneze vendos të mbyllë  fabrikat e  saj të prodhimit në Barcelona dhe dy tjera  më të vogla në qytetet afër, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Kjo gjendje pos pandemisë  erdhi edhe pas një skandali që përfshin ish kryetarin e saj, Carlos Ghosn për mashtrim financiar, e që rezultoi me humbje të mëdha  të kompanisë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë