15:01, 25 Shkurt 2020

Një shkollë në Chester të Britanisë së Madhe është mbyllur pasi stafi dhe nxënësit u kthyen nga një udhëtim skijimi në një rajon të goditur nga koronavirusi i Italisë.

Drejtori i shkollës “Cransley” në Northwich, Richard Pollock, tha se disa nxënës që kishin qenë në udhëtim në rajonin Alpine të Bormios kanë “shfaqur simptoma të ngjashme me gripin”.

Ndërkohë një pjesë e stafit dhe nxënësit e një shkolle në Huddersfield janë dërguar në shtëpi dhe i është thënë të shkojnë në izolim pasi gjithashtu u kthyen nga një udhëtim në veri të Italisë.

Grupi – 19 nxënës dhe katër anëtarë të stafit – u kthyen nga udhëtimi i tyre përmes aeroportit të Milanos të shtunën.

Konkurs Pune

Lexo më shumë