Lajmet e fundit
Një familje nga Kanadaja nuk arriti ta vizitojë Kalanë e Prizrenit, pasi monumenti është mbyllur përkohësisht për vizitorë për shkak të ndërhyrjeve për sigurinë e hapësirave me rrezik.
Ministria e Kulturës ka njoftuar se mbyllja është bërë pas evidentimit të dëmtimeve në disa pjesë të strukturës, ndërsa punimet pritet të zgjasin rreth dy javë, raporton Klan Kosova.
Derisa disa vizitorë u shprehën të befasuar nga mbyllja, të tjerë e kanë mirëpritur vendimin, duke thënë se Kalaja kishte nevojë prej kohësh për investime dhe ndërhyrje.
Sipas Ministrisë, Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për një periudhë rreth dyjavore.
Kronika më sipër sjell detaje!