16:58, 20 Maj 2019

Kulla Eiffel është mbyllur dhe turistët janë evakuar pasi një person ka tentuar të ngjitet në strukturën e saj.

“Një person është parë teksa po ngjitej në strukturën e kullës. Është një procedurë standarde – ne duhet ta ndalojmë këtë person dhe në këtë rast duhet ta evakuojmë kullën”, ka thënë një zyrtar për AFP.

I njëjti ka thënë se policia është në vendin e ngjarjes, transmeton Klan Kosova.

“Kulla Eiffel është e mbyllur deri në njoftimin e ardhshëm. Me mirëkuptim i këshillojmë vizitorët që ta shtyjnë për një ditë tjetër vizitën e tyre”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Kullës Eiffel.

Konkurs Pune

Lexo më shumë