Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllet baras ndeshja mes Holandës e Francës, e para në Euro 2024 që s’u shënua asnjë gol

NULL NULL
21.06.2024 23:00

Është mbyllur me rezultat 0-0 ndeshja në mes Holandës dhe Francës në kuadër të Euro 2024.

Dominimi i takoi Francës, por holandezët shënuan në minutën e 69-të takimit me anë të Simons, e që goli u anulua nga VAR-i.

Kjo është ndeshja e parë deri më tani në Euro 2024 që mbyllet pa gola, teksa “Gjelat” dhe “Tulipanët” i ndajnë pikët.

Me këtë barazim, Holanda gjendet në vendin e parë me katër pikë, aq sa ka edhe Franca që është në të dytin, kurse Austria pozicionohet e treta në grup me tri pikë.

Kurse, Polonia është përshëndetur nga Euro 2024 pasi nuk ka arritur të marrë asnjë pikë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.