Mbyllet afati në KQZ, vetëm dy koalicione për zgjedhjet e 14 shkurtit NULL NULL 12.01.2021 18:28 12.01.2021 18:28 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për partitë politike të cilat kërkojnë çertifikim për pjesëmarrje përmes Koalicionit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. Sipas zëdhënësit të këtij Komisini, Valmir Elezi, gjatë afatit të vendosur (8 janar – 12 janar) në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë deklaruar këto parti politike se do të kërkojnë çertifikim përmes Koalicionit: 1. Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); 2. Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG); KQZ shton se kjo është vetëm periudha për deklarim të pjesëmarrjes përmes Koalicionit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 14 shkurt se afati i aplikimit për çertifikim për subjektet politike, të cilat duhet të dorëzojnë edhe listat e kandidatëve për deputetë, përmbyllet më 16 janar, në orën 18:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024