Mbyllen të gjitha shkollat në Los Angeles shkaku i një kërcënimi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllen të gjitha shkollat në Los Angeles shkaku i një kërcënimi

NULL NULL
15/12/2015

Të gjitha shkollat në Los Angeles janë mbyllur shkaku i një kërcënimi.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë ku thuhet se kërcënimi “nuk ishte për një shkollë, dy apo tri”, por për “shumë shkolla”.

Zëdhënësja e “Distriktit të Unifikuar të Shkollave” në Los Angeles, Ellen Morgan, ka bërë të ditur se kanë marrë urdhër të mbyllin të gjitha shkollat shkaku i një kërcënimi serioz.

Stafit të shkollave u është kërkuar që të shikojnë “çdo gjë të dyshimtë”, por “të mos prekin apo të bëjnë asgjë” pa kontaktuar së pari autoritetet, Steve Zipperman, drejtor i departamentit të policisë për shkollat në Los Angeles, ka thënë se kërcënimi është dërguar në “formë të mesazhit elektronik”. Distrikti, i dyti më i madh në Amerikë, ka më shumë se 640 mijë studentë që mësojnë në 900 shkolla të Los Angelesit.