Mbyllen punimet në Lotin 2 të Unazës Lindore të Tiranës NULL NULL 04/08/2022 04/08/2022 Përfundojnë plotësisht punimet në Lotin e dytë të Unazës Lindore të Tiranës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga rruga e re, ku tashmë është shtruar asfalti dhe është vendosur sinjalistika. Ky segment tashmë është i hapur dhe është vënë në përdorim për të gjitha mjetet. Loti II është pjesë e Unazës Lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra. Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore./tvklan.al/
Kosova Edita Tahiri: Josep Borrell s’u tregua i drejtë, pala e Kosovës ishte pro marrëveshjes të vitit 2011 për targat 24 sekonda më parë
Kosova Në Serbi thuhet se Vuçiq po rri sonte në Bruksel, tenton të kapë edhe një mundësi takimi me Kurtin (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Qeveria: Kurti theksoi që marrëveshja të jetë ligjërisht e obligueshme, me njohjen reciproke në qendër 21 minuta më parë