Mbyllen dy ndeshjet e ditës në Superligën e Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllen dy ndeshjet e ditës në Superligën e Kosovës

NULL NULL
nga Andi Shabani 04.05.2023 17:01

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani është ndalur në barazim 1-1 ndaj Prishtinës në Suharekë.

Golat e takimit i realizuan Leutrim Kryeziu për Prishtinën dhe Albion Rrahmani për Ballkanin.

E fitore të rëndësishme ka arritur lideri i kampionatit, Drita.

“Intelektualët” morën tri pikë të rëndësishme ndaj Llapit.

Blend Baftiu dhe Raddy Ovouka i shënuan dy golat në takimin i cili u luajt në “Zahir Pajaziti”.

Katër javë para fundit të kampionatit, Drita qëndron në pozitën e parë me tri pikë më shumë se Ballkani. /Klankosova.tv