Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllen dy çerekët e parë, Bora udhëheq për një pikë ndaj Prizrenit, 47-46

NULL NULL
02.04.2025 19:54

Ndonëse pa peshë sa i përket pozitave në tabelë, ndeshja ndërmjet Borës dhe Proton Cable Prizrenit po del të jetë shumë interesante.

Në palestren “1 Tetori” në Prishtinë, vendasit ishin më të mirë në periodën e parë e cila përfundoi me rezutlat 26-22.

Por mysafirët u rikthyen në të dytën, duke e mbyllur atë 24-21 në favor të tyre, për rezultatin e pjesës së parë, 47-46, raporton Klankosova.tv.

Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, prishtinasit do të luajnë në Play Out me humbësin e ndeshjeve finale të Ligës së Parë, Grapeland – KEK-u, për të vendosur se cila prej tyre do të jetë pjesë e elitës basketbollistike të Kosovës në edicionin 2025/26.

Ndërkaq ekipi prizrenas, duhet që të luftojë në Ligën e Parë, për t’u rikthyer pas një viti sërish në Superligë.

Bora – Prizreni po transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe Kujtesa!
lajme të ngjashme