Mbyllen 12 parti NULL NULL 30.09.2020 11:43 30.09.2020 11:43 KQZ është duke diskutuar me partitë politike mbi kryerjen e obligimeve ndaj këtij institucioni dhe sfidën që ka sjell pandemia. Nga KQZ u bë e ditur që sivjet janë mbyllur 12 subjekte politike si shkak që nuk i kanë kryer obligimet e tyre, njofton Klan Kosova. Nga subjektet e vogla këtu u kërkua që të mos obligohen që të bëjnë raportime financiare meqenëse nuk financohen nga buxheti i shtetit. Porse diçka e tillë është e pamundur për KQZ meqenëse. Sipas tyre duhet të dihet secila shumë se si mbahen subjektet çka është e përcaktuar edhe me ligj. Subjektet e vogla kanë kërkuar poashtu ulje të pragut zgjedhor që aktualisht është 5 përqind. Por këtë KQZ rekomandoi që subjektet të bëjnë rekomandime në Kuvend, aty ku është edhe Ligji për financimin e partive politike. E nga partitë e mëdha u tha që të mos detyrohen të raportojnë vlera të vogla deri në 100 euro sepse diçka e tillë po u duhet të bëjnë çdo ditë. KQZ sot ka njoftuar se si shkak i krizës së pandemisë ka shtyrë afatet për raportet financiare. Në mbledhjen që po mbahet është kërkuar që të lejohet votimi elektronik në zgjedhjet lokale, porse KQZ ka njoftuar se ligji aktual nuk e lejon një gjë të tillë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 48 minuta më parë