Mbushuni energji me GO+ të Birrës Peja NULL NULL 21.11.2019 16:00 21.11.2019 16:00 Prodhuesi më i madh i birrës në Kosovë “Birra Peja”, do të lansojë shtoi edhe një produkt të ri në tregun vendor, pijen energjike GO+, shijen dhe alternativën më atraktive në treg. Ngjarja e lansimit zyrtar të pijes energjike GO+ bëhet sonte në Zone Club me fillim prej orës 21:00. Të pranishëm në ngjarjen e lansimit do të jenë qindra përfaqësues të industrisë, biznesit, muzikës, sportit dhe mediave nga vendi dhe rajoni. “Lansimi i GO+ pritet të jetë ndeja kryesore dhe më ekskluzive e vitit, në të cilën do të vijnë performuesit më të mirë të klubit të madh britanik – Cirque Le Soirnga Londra, bashkë DJ Karma KID (DJ londinez), DJ Adrian dhe DJ SABB. Ne kemi përgatitur një program tejet unik, i cili do të ofrojë një eksperiencë të pa-provuar ndonjëherë në Prishtinë – ngjashëm sikurse shija që do të ofrojë pija energjike GO+ në tregun tonë” ka thënë Argjira Lluka Novobërda, drejtoreshë e marketingut në Birra Peja dhe GO+ “- njofton Birra Peja përcjellë Klan Kosova. “Përcaktimi i brendit është që të ofrojë një markë të re inovative, me shumë karakter, guxim, zgjidhje inteligjente dhe rritje të fokusit dhe energjisë në baza ditore për të gjithë grupmoshat e njerëzve të cilëve ju duhet shumë energji gjatë periudhës më të madhe të ditës, apo edhe ata që bëjnë punë me shumë intensitet dhe ju nevojitet fokus dhe koncentrim i shtuar”- shtoi Lluka-Novobërda. GO+ do të ofrohet në dy opsione – shijen e pijes energjike për konsum gjatë ditës, dhe shijen tjetër më të përshatshme për konsumimin gjatë orëve të pasdites. Produkti do të jetë prezent treg në gjithë Kosovën, në gjitha pikat e shitjes me pakicë dhe shumicë, ndërsa ambiciet e kompanisë janë që së shpejti të fillojnë me eksport në rajon dhe shtetet e ndryshme evropiane. Paketimet e pijes energjike të GO+ do të jenë fillimisht në kanaqet me 0,25 ml. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 55 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë