Mbushjet e Valës shiten edhe nga postierët NULL NULL 05.05.2015 14:27 05.05.2015 14:27 Vala në bashkëpunim me Postën e Kosovës ka lansuar produktin më të ri. Tash e tutje mbushjet e Valës shiten edhe nga postierët. Kompania e telefonisë mobile Vala ka lansuar edhe një produkt tjetër. Tash konsumatorët e Valës mund të furnizohen me mbushje elektronike edhe nga postierët e Postës së Kosovës. Janë 300 postierë të postës të cilët do të jenë të disponueshëm për konsumatorët e Valës. Marrëveshja për këtë shërbim të ri që ofrohet për herë të parë në Kosovës është nënshkruar të martën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months