Mbroni sytë nga teknologjia NULL NULL 15.05.2015 09:12 15.05.2015 09:12 Gjatë përdorimit të kompjuterit, shikimi është i pari që vihet në rrezik por, përveç kompjuterëve, syve tanë u është shtuar edhe një armik tjetër – celularët e mençur, që na detyrojnë të qëndrojnë shumë kohë përpara tyre. Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit për punë ose në shtëpi mund ta kalojnë orarin tetë orësh zyrtar. Ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është perdorimi masiv i celularëve për të kontrolluar rrjetet sociale, apo për të shikuar e dëgjuar muzikë. 1) Gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni celularë, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit. 2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak. 3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit 4) Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën. 5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin. 6) “Kujdesuni për sytë”: kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.