Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbrojtje falas për kompjuter

NULL NULL
05.05.2015 16:26
Këto janë disa nga alternativat për të mbrojtur kompjuterët pa kurrfar pagese.

Përdoruesit e Windows e dinë rëndësinë e të pasurit të një softueri sigurie, pra të një Antivirusi. Bëhet edhe më mirë po qe e mundur që të mos paguhet për të.

Mund të përdoret Microsoft Security Essentials, megjithëse nuk është sa duhet i mirë. Zgjedhje tjetër është Avast, por që kërkon konfigurim. Rrjedhimisht është për përdorues të avancuar. Ka edhe një zgjedhje të mesme, që është mjaftueshëm i sofistikuar dhe i lehtë për instalim. Fjala ësthë për Bitdefender Free Edition.

 

  1. Vizitoni uebfaqen BitDefender Free Edition dhe shkarkoni programin.
  2. Instalojeni.
  3. Pastaj, krijoni një llogari në Bitdefender, që mbrojtja t’u zgjatë një vit, pasi pa atë llogari ajo zgjatë vetëm 30 ditë.

Ky version i Bitdefender do t’u ofrojë mbrojtje nga nga viruset si dhe skanime automatike, por normalisht jo edhe llojet tjera të mbrojtes pasi ato ofrohen vetëm një atë me pagesë.

Mbrojtja më e mirë është të mos klikoni në gjëra që duken të dyshimta, kujes postën elektronike, fjalëkalimet e shumë të tjera.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.