Mbrojtja nga vërshimet: Vushtrria nis pastrimin e lumenjve (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbrojtja nga vërshimet: Vushtrria nis pastrimin e lumenjve (VIDEO)

NULL NULL
29.03.2023 20:31

Shiu i nëntorit të vitit të kaluar që vërshoi Vushtrrinë bëri të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

E sikur ura që ishte bllokuar në Samadrexhë, nga bërlloku i madh ishin ngushtuar edhe plot shtretër të lumenjve. Këto ditë nisi pastrimi i tyre, që situata e para tre muajve të mos përsëritet, njofton Klan Kosova.

Intervenimi që e financoi komuna, do të vazhdojë në krejt pjesët problematike të qytetit. Me zgjerimin e shtratit të lumenjve janë të kënaqur edhe qytetarët, që pësonin nga reshjet.

Nga vërshimet e fundit Vushtrria pësoi dëm rreth katër milionë euro.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS