Mbrojtësi i Realit huazohet për 6 muaj te Bayern NULL NULL 22.01.2020 16:30 22.01.2020 16:30 Reali i Madridit ka njoftuar sot se ka arritur akordin me Bayernin e Mynihut për huazimin 6-mujor të mbrojtësin të krahut të djathtë Alvaro Odriozola, i cili nuk po gjente hapësira në formacionin e Zinedine Zidane. Mbrojtësi ka kontratë me madrilenët deri në verë ne 2024-ës, por ardhja në pankinë e Zidane e la atë jashtë formacionit, pasi francezi preferon më shumë Carvajal, ndaj drejtuesit vendosën ta japin në huazim për të marrë sa më shumë minuta, njofton Klan Kosova. Siç shkruan supersport.al, Sevilla dhe Athletic Bilbao kishin shprehur interes për të marrë në huazim Odriozolën, por tani garën e fitoi Bayern Munich, ndërsa vlen të theksohet se kemi të bëjmë me huazim të thjeshtë, pa të drejtë blerjeje në fund të sezonit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.