Mbrojtësi i Liverpool në radarin e Romës NULL NULL 07.08.2015 10:31 07.08.2015 10:31 Alberto Moreno thuhet se mund të kalojë në Romë, pasi trajneri Rudi Garcia e ka bërë synim të tij. Drejtuesit e klubit janë hedhur në aksion duke bërë disa blerje të rëndësishme pasi synojnë që të jenë pretendent për kreun e tabelës. Moreno u bashkua me Liverpoolin sezonin e shkuar ndërsa mund të largohet nga aty pas ofertës së Romës e cila duket se do të jetë e parefuzueshme për të. Rudi Garcia është ka planifikuar që të përforcojë të gjitha repartet e skuadrës, dhe pas sulmit prioritet e ka bërë edhe mbrojtjen, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.