Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbreti Charles i tronditur nga përplasja e aeroplanit në Indi

NULL NULL
12.06.2025 14:54

Mbreti Charles ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Indi ku një aeroplan me 242 persona në bord, 54 prej tyre britanikë, u rrëzua në lagjet rezidenciale të një kolegji mjekësh në Ahmedabad.

“Unë dhe gruaja ime jemi tronditur thellësisht nga ngjarja e tmerrshme në Ahmedabad këtë mëngjes. Lutjet tona dhe ngushëllimet më të thella janë me familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm tragjik, teksa presin lajme për të dashurit e tyre. Do të doja të bëja një nderim të veçantë për përpjekjet heroike të shërbimeve të urgjencës dhe të gjithë atyre që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje në këtë kohë traumatike”, thuhet në mesazhin e mbretit, njofton Klankosova.tv.

Deri tani, sipas policisë në Ahmedabad, mbi 200 persona kanë vdekur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.