14:43, 21 Janar 2020

Real Madrid do të zhvillojë një ndeshje unike, të mërkurën.

Galaktikët janë mysafirë të një ekipi minor, Unionistas, në takimin e Kupës së Mbretit. Ndeshja do të luhet në stadiumin prej vetëm 3 mijë ulësesh.

Por, kjo nuk është më e veçanta e asaj që pritet të ndodh në këtë ballafaqim kulturash.

Mysafirët janë ekipi më luksoz i botës, ndërsa nikoqirët stërviten në një “palestër” që i ngjan një garazhe.

Për më tepër, ndodh të lahen me ujë të ftohtë, pas ndeshjes.

Dhe pikërisht për këtë çështje, kapiteni i Unionistas ua ka tërhequr vërejtjen madrilenëve.

Kapiteni i ekipit nikoqir ka thënë se “Ujë të ngrohtë ka vetëm 20 minuta, ndërsa ne jemi 40 veta që duhet të lahemi, pas ndeshjes. Ata që shkojnë të fundit për t’u larë, duhet të bëjnë këtë me ujë të ftohtë”, ka thënë Jesús Hernández de La Torre.

“Shpresoj që ata të cilët janë zëvendësuar gjatë lojës të mos shkojnë menjëherë për dush, pasi nuk do të ketë ujë tëngrohtë për ne tjerët”. Ndeshja kundër Unionistas është e para që Real Madrid luan në edicionin e ri të Kupës së Mbretit. “Los Merengues”-ët fituan supërkupën e Spanjës, dhjetë ditë më parë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë