Mbretëria e Bashkuar i jep Francës 500 milionë funte për ta ndihmuar në frenimin e kalimit të emigrantëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbretëria e Bashkuar i jep Francës 500 milionë funte për ta ndihmuar në frenimin e kalimit të emigrantëve

NULL NULL
10.03.2023 19:01
emigrantet

Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Francës pothuajse 500 milionë funte gjatë tre viteve për të ndihmuar në ndalimin e emigrantëve që shkojnë atje me varka të vogla.

Kjo u bë e ditur në një samit në Paris mes kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se Franca gjithashtu do të kontribuonte.

Paratë do të shkojnë për 500 oficerë shtesë dhe një qendër të re paraburgimi në Francë, por kjo nuk do të jetë plotësisht funksionale deri në fund të vitit 2026.

Mbretëria e Bashkuar kishte planifikuar t’i paguante Francës rreth 63 milionë funte këtë vit për të trajtuar problemin. Kjo paketë e re duket se të paktën dyfishon atë shumë, me Mbretërinë e Bashkuar që premton 120 milion funte në 2023-2024.

Franca gjithashtu do të rrisë financimin e saj të zbatimit, por nuk ka thënë se sa.