Mbretëria e Bashkuar do të kryejë vëzhgime mbi Izrael dhe Gaza për gjetjen e pengjeve NULL NULL 02.12.2023 20:34 02.12.2023 20:34 vëzhgime Mbretëria e Bashkuar do të kryejë fluturime vëzhgimi mbi Izrael dhe Gaza si pjesë e përpjekjeve për shpëtimin e pengjeve. Ministria e Mbrojtjes tha se avioni i vëzhgimit “do të jetë i paarmatosur, nuk do të ketë një rol luftarak dhe do të ketë për detyrë vetëm gjetjen e pengjeve”. “Vetëm informacioni në lidhje me shpëtimin e pengjeve do t’u kalohet autoriteteve përkatëse përgjegjëse për shpëtimin e pengjeve”, tha ministria në një deklaratë. Fluturimet do të kryhen mbi Mesdheun Lindor, duke përfshirë operimin në hapësirën ajrore mbi Izrael dhe Gaza, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ministria e Mbrojtjes tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte “punuar me partnerë në të gjithë rajonin për të siguruar lirimin e pengjeve, përfshirë shtetasit britanikë, të cilët janë rrëmbyer” që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor. “Siguria e shtetasve britanikë është prioriteti ynë më i madh”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti solidarizohet me Bosnjën pas përmbytjeve: Jemi gati t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë 7 minuta më parë
Kosova Selmanaj: LDK-ja më e gatshme se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit, tranzicionit politik po i vjen fundi 31 minuta më parë
Kosova Kurti në takim me Nushin, flet për përmirësimin e pozitës së grave në të gjitha fushat e jetës 45 minuta më parë