Mbretëresha uron Megan Markle për ditëlindje NULL NULL 04.08.2020 13:28 04.08.2020 13:28 Mbretëresha Elizabeth uroi nusen e nipit të saj për ditëlindjen e 39-të. Gruaja e Princit Harry, Meghan Markle, po feston sot ditëlindjen në Los Anxhelos, ndërsa familja mbretërore dërgoi një mesazh përmes Twitter. “Ne i urojmë Dukeshës së Sussex një datëlindje të lumtur”. Është interesante që me urimet, ka një foto në të cilën Mbretëresha dhe Megan vizituan Chester së bashku në vitin 2018. Harry dhe Megan i dhanë fund jetës mbretërore, pas së cilës ata u zhvendosën nga Kalaja e Windsor, duke shkuar në Amerikë me djalin e tyre pak përpara pandemisë koronavirus. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.